E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parandalohet krimi brenda familjes në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, qëlloi me kallashnikov dhe rrezikoi banorët

Një tjetër krim brenda familjes është parandaluar nga policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku në fshatin Akërni, Bujar Ismailaj ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Jo vetëm kaq, por të rrezikuar kanë qenë edhe banorët e zonës, pasi autori i arrestuar ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit tip kallashnikov të cilën e mbante pa leje.

48-vjeçari fillimisht ka tentuar që t’i largohet policisë me një automjet, por blutë kanë arritur që ta kapin.

Efektivët sekuestruan mjetin dhe armën e zjarrit, ndërkohë që gjatë kontrollit në stanin e 48-vjeçarit gjetën edhe një sasi lëndësh narkotike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›