E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vlerësohet Policia Bashkiake, Veliaj: Më shumë siguri për qytetarët e Tiranës

Edhe policia bashkiake e Tiranës është vlerësuar me certifikatën e menaxhimit të cilësisë. Erion Veliaj, u shpreh mirënjohës për punën e tyre në  kryeqytetet,  ndërsa vuri në dukje rritjen e nivelit të sigurisë.

“Sot Tirana kur vjen puna te mikrokriminaliteti ne jëmi më të ulët nga këto incidentet në të gjithë rajonin dhe europën jugore.  Është një compliment I jashtezakonshem sepse përgjithësisht ndalohen që në momentin kur fillon një konflinkt,nis një përplasje.

Ajo qe nisi si skuadër shumë e vogël në vitin 2000-2001, me vetën 30 policë, sot është një trupë e jashtëzakonshme e 600 burrave dhe grave të olicisë së Tiranës”, tha kryebashkiaku.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku vuri në dukje edhe barazinë gjinore në policinë bashkiake.

“Nga 1 vajzë që ishte në 2015, aktualisht kemi 100 vajza. Që të certifikohemi sërish duhet që të kemi një barazi gjinore. Funskionet e policisë bashkiake janë përtej sigurisë. Te pasurit zonja dhe zonjusha në pollici është një ndihmesë e jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se ky certifikim noterizon aleancën me qytetarët./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›