E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 10 korrik 2025

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht në relievet malore nga orët e meditës.

Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-16 m/s. Deti – Valëzimi 3-4 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›