E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon konfiskimin e pasurive me burime të paligjshme të një personi

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi sot konfiskimin e pasurive të shtetasit D.A dhe personave të lidhur me të, pasi nuk kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.

Prokuroria njoftoi se “në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit pasuror nr. 2, të vitit 2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kërkoi konfiskimin e pasurive të cilat nuk kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e tyre si më poshtë vijon:

Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350 m2, në qytetin Gjirokastër;

Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500 m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër;

Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër;

Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër;

Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;

Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005, fshati Kordhocë, Lazarat;

Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 në fshatin Kordhocë;

Fushë minifutbolli me sipërfaqe 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37,2 m2, ndërtuar në Lazarat;

Autoveturë “Mercedes Benz””.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.

/m.q//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›