E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 12 qershor 2025

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa nuk do të mungojnë vranësira të mesme e të larta gjatë mesditës e pasdites në jug.

Vranësira në relievet e larta malore në jug do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/34 Diell
Kukës 15/31 Diell re
Lezhë 19/34 Diell
Dibër 16/31 Diell re
Durrës 19/35 Diell
Tiranë 20/35 Diell
Elbasan 21/36 Diell
Berat 18/35 Diell
Vlorë 20/33 Diell
Korçë 17/29 Diell re pak shi
Gjirokastër 16/35 Diell pak re
Sarandë 19/34 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›