E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e mërkurë, 13 nëntor 2024

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura nga orët e para të ditës kryesisht në relievet malore në jug të territorit. Vranësirat të cilat që në orët e para të 24-orëshit në jug të territorit në relievet malore pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë nga kuadratin e veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë veriperëndimor dhe zonat luginore fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/18 Diell pak re
Kukës 4/9 Diell pak re
Lezhë 9/17 Diell pak re
Dibër 3/10 Diell re
Durrës 9/22 Diell pak re
Tiranë 10/22 Diell pak re
Elbasan 9/21 Diell pak re
Berat 6/23 Diell pak re
Vlorë 9/20 Diell re
Korçë 4/12 Re shi diell
Gjirokastër 6/19 Re shi diell
Sarandë 13/21 Re shi diell

 

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›