AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/11/2024

FIRENCE (Itali) – Takimi i ministrave të Turizmit të G7-s.
LIMA (Peru) – Presidenti kinez Xi Jinping në samitin e APEC-ut dhe në një vizitë shtetërore.
SITUBONDO (Indonezi) – Manovra të përbashkëta ushtarake Indonezi-Australi.
ILE-DE-FRANCE (Francë) – Demonstratë kundër antisemitizmit me thirrjen e organizatës së djathtë hebraike ”Betar”.
BEOGRAD (Serbi) – Demonstrata në Beograd pas shembjes së një seksioni stacioni hekurudhor në Novi Sad.
BERLIN (Gjermani) – Deklaratë e Olaf Scholz për deputetët gjermanë pas shpërbërjes së koalicionit të tij qeveritar.
PARIS (Francë) – Gala “Israel Forever”, organizuar nga personalitete të ekstremit të djathtë.
GJENEVË (Zvicër) – Ankandi i ”Sotheby’s” i një gjerdani të përbërë nga 500 diamante që datojnë nga shekulli XVIII, një pjesë me origjinë misterioze.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Premiera botërore e filmit ”Gladiator II”.
REDZIKOWO (Poloni) – Inaugurimi zyrtar i një baze të rëndësishme të NATO-s.
NJU JORK – 50-vjetori i fjalimit të parë të Yasser Arafat në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ai shfaqet me një degë ulliri dhe një pistoletë./ a.jor.