E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e premte, 18 tetor 2024

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si reultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell). Nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/24 Re shi diell
Kukës 11/20 Re diell shi
Lezhë 18/25 Re shi diell
Dibër 10/21 Re diell shi
Durrës 16/26 Re diell
Tiranë 16/26 Re diell
Elbasan 16/27 Re diell
Berat 15/26 Re diell
Vlorë 16/23 Re diell
Korcë 7/18 Re diell shi
Gjirokastër 10/25 Re diell
Sarandë 15/25 Re diell

 

                                                                       

           

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›