E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tubimi i opozitës para Bashkisë, policia referon materialet në prokurori për 6 shtetas

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori materialet për 6 pjesëmarrës në tubimin e djeshëm të opozitës përpara Bashkisë së Tiranës dhe parlamentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi sot se, në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 60 vjeçe, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Si dhe për shtetasit K. B., 22 vjeç, K. B., 35 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. H., 45 vjeç, dhe S. N., 38 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Policia bën të ditur se, këta shtetas ditën e djeshme kanë djegur dy goma automjetesh dhe më pas janë bashkuar me grupin e deputetëve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›