E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 21 qershor 2025

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në jug, të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në male.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-15m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/34 Diell
Kukës 14/30 Diell
Lezhë 19/34 Diell
Dibër 16/29 Diell
Durrës 21/33 Diell
Tiranë 21/34 Diell
Elbasan 22/34 Diell re
Berat 21/34 Diell re
Vlorë 22/33 Diell re
Korçë 15/28 Diell re
Gjirokastër 16/34 Diell re shi
Sarandë 22/34 Diell re shi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›