E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites, më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje.

Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje hera-herës reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Në mbrëmje pritet ndërperje graduale e tyre.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në det 1- 2 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›