E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla verore e socialistëve, deputetët e rinj pa eksperiencë nisin trajnimin në “Akademinë Politike”

Në ambientet e selisë së Partisë Socialiste nisi sot “Akademia Politike”, e cila do të trajnojë deputetët e zgjedhur të 11 majit.

Nga 54 deputetët e rinj, 39 prej tyre nuk janë ulur më parë në poste të nivelit të ministrave, zv/ministrave apo kryetarëve të bashkive dhe kjo mungesë e eksperiencës do të plotësohet përmes  trajnimit në shkollën verore.

Ndër të parat që ka mbërritur në selinë rozë ishte Zegjine Çaushi, e cila doli fituese nga listat e qarkut të Fierit.

“Nuk kemi lektor të preferuar, që nga kryeministri i pari dhe deri te i fundit”, tha ajo për mediat.

Lektori i parë deputet ishte Fatmir Xhafaj për “Rolin e Deputetit dhe Etikën e Përfaqësimit”, o cili pati këtë mesazh në nisje të trajnimit.

Xhafaj: Nuk do të bëj mësim, nuk janë nxënës por kolegët të mi dhe siç ndodh në çdo punë tjetër, dikush që ka një eksperiencë mundohet t’ua transmetojë kolegëve. Kënaqësi që të takoj kolegët e mi që do të ndaj 4 vite në seanca parlamentare.

Pas Xhafajt, vijon Niko Peleshi, i cili trajton temën “Roli i Kryetarit të Grupit Parlamentar” me fokus tek sfidat e komunikimit dhe koordinimit brenda grupit të deputetëve.

Kryeministri Edi Rama ishte ai që çeli punimet e Akademisë  ditën e djeshme para festës për 34-vjetorin e krijimit të partisë.

Akademia Politike : Deputetët e Rinj

Moduli 1: Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit (20–22 qershor)

Roli Kushtetues i Deputetit

Marrëdhënia me elektoratin dhe etika e përfaqësimit

Lektorët : Edi Rama, (Vila)  Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko Peleshi

Moduli 2: Funksionimi i Parlamentit (27–29 qershor)

Arkitektura e Kuvendit: Komisionet, Seancat, Grupet Parlamentare

Procesi legjislativ: Nga drafti në ligj (Leximi kritik dhe rishkrimi i ligjit)

Debati parlamentar

Lektorët : Etilda Gjonaj, Klotidla Bushka, Toni Gogu

Moduli 3: Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare (4–6 korrik)

Marrëdhënia me Ministritë dhe Bashkitë

Deputeti dhe BE: Roli në integrimin evropian

Diplomacia Parlamentare dhe përfaqësimi jashtë vendit

Lektorët: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka

Moduli 4: Komunikimi Politik (11–13 korrik)

Komunikimi institucional dhe politik

Media training dhe social media për deputetët

Hartimi i një fjalimi për seancë plenare

Lektorët: Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi

Moduli 5: PS dhe vizioni 2030 (18–20 korrik)

Copëzimi i programit elektoral: prioritetet, vizioni, ideologjia

Kompozimi i Parlamentit

Roli i deputetit në avancimin e agjendës së qeverisë

Marrëdhënia midis PS, Qeverisë dhe Kuvendit

Lektorët: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushi./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›