E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë ndodh me temperaturat

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë jugore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.

           

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 0-1 ballë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›