Parashikimi i motit për sot, reshjet përfshijnë gjithë territorin, ç’ndodh me temperaturat

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore. Gjatë mesditës dhe në vijim, reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin, herë pas here me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra, kryesisht në zonat malore.
Në mbrëmje, reshjet do të dobësohen duke mbetur të pranishme kryesisht në jug dhe lokalisht në verilindje. Ndërkohë, në zonat malore në verilindje dhe juglindje, mbi lartësitë 1000–1200 metra, priten reshje të dobëta dëbore.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa deti do të jetë relativisht i qetë me valëzim 1-2 ballë në Adriatik dhe Jon.
Temperaturat do të luhaten nga 4°C në mëngjes deri në 15°C në mesditë.