Parashikimi i motit për sot, sa do të zbresin temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek,
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperatura maximale shenon 18 grade ndersa minimalja në -1 grade celcius.