E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit sot, sa do të arrijnë temperaturat

Gjatë paradites, i gjithë territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me diell, të cilat do të jenë më të theksuara në ultësirën perëndimore. Në orët e pasdites pritet shfaqja e vranësirave, kryesisht në zonat malore, por pa gjeneruar reshje shiu. Qytetet bregdetare do të vijojnë të mbeten me kthjellime edhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, duke varuar nga 10°C në mëngjes në qytetin e Peshkopisë, deri në 35°C në mesditë si vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi perëndimor, duke shkaktuar dallgëzim në brigjet detare mbi 2 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›