Partia Demokratike në protestë, Ambasada Amerikane u drejtohet qytetarëve të vet: Shmangni demonstratën dhe tregoni kujdes

Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme një protestë përpara kryeministrisë që do të nisë në orën 17:00.
Protesta është thirrur me motivin për të rrëzuar qeverinë aktuale nga pushteti dhe hapjes rrugë një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të lira, pasi demokratët pretendojnë për vjedhje të votave më parlamentaret e 11 majit.
Në terren janë angazhuar 1350 efektivë të Policisë së Shtetit me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Ndërkohë godina e kryeministrisë është siguruar në pjesën e jashtme me veshje metalike në rast se do të krijohen trazira.
Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar qytetarëve amerikanë për të shmangur protestën, dhe të jenë të kujdesshëm. Për çdo rast, Ambasada ka vendosur në dispozicion dhe format e kontaktit në rast emergjence.