E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partizani, Milinkoviç: Sikur na kanë mallkuar

Pas derbit, trajneri i Partizanit, Mladen Milinkoviç, tha se skuadra është goditur nga dëmtimet dhe zëvendësimet e detyruara, ndërkohë që la hapur çdo gjë për të ardhmen e tij.

“E kishim përgatitur ndeshjen në një mënyrë të mirë dhe kërkonim rezultat pozitiv pas 3 ndeshjeve me rezultat negativ. Nuk e di pse ndodhin disa gjëra, sikur jemi të mallkuar. Ndodhën disa gjëra që nuk i deshëm. Goli i parë, u dëmtuan Hoxha dhe Preka. Ishin zëvendësime të detyruar që nuk i deshëm”.

“Po mundohem të gjej arsyen pse këto 2 muaj po ndodhin këto gjëra. Nuk mund të them që lojtarët nuk deshën, dhanë maksimumin, por në futboll ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme”.

“Do të flas me bordin, do të të digjoj çfarë kanë për të thënë, nuk është e lehtë, sepse kjo është një situatë që përsëritet javë pas jave”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›