Partizani mund Dinamon dhe “pushton” vendin e katërt

Partizani triumfon në derbi, 2-0 përballë Dinamos duke i rrëmbyer dhe vendin e katërt në klasifikim. Martinez dhe Doumbia vendosën fatin e një sfide që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në “Air Albania” u zhvillua një ndeshje mjaft tërheqëse, me ritëm dhe raste nga të dyja skuadrat, por të kuqtë u treguan më të saktë në finalizim.
Pas një goli të anuluar për pozicion jashtë loje të Human, Partizani arriti të zhbllokojë sfidën me Martinez në pjesën e parë, ndërsa dyfishoi shifrat në pjesën e dytë me Doumbia.
Dinamo tentoi të përgjigjet, por shtylla dhe një Qirko në formë nuk lejuan golin.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 42 pikëve, për herë të parë në vendin e katërt në këtë sezon, duke zhvendosur pikërisht Dinamon që bie në vendin e pestë me 39 pikë.