E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani përforcon sulmin, vjen Sekou Sidibe

Sekou Sidibe është blerja më e re e skuadrës së Partizanit. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë për një vit e gjysëm dhe është prezantuar sot në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi. Vjen nga Belgjika dhe luan në pozicionin e sulmuesit në krahut.

Njoftimi i klubit:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

𝐖𝐄𝐋𝐂𝐎𝐌𝐄 𝐒𝐄𝐊𝐎𝐔 𝐒𝐈𝐃𝐈𝐁𝐄

Sekou Sidibe është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anësor nga Belgjika. 24 vjeçar ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për një vit e gjysëm dhe është prezantuar sot në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.

Sidibe është formuar si lojtar në ekipet e moshave të klubit holandez PSV Eindhoven, si dhe ka qenë pjesë e ekipeve përfaqësueseve të Belgjikës U-15 deri U-19

Ai ka luajtur gjithashtu me Universitatea Craiova në Rumani dhe së fundmi me La Louvière në Jupiler Pro League të Belgjikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›