Pas akteve të dhunshme dje, një grup protestuesish grumbullohen te kryeministria! Asnjë incident deri më tani (VIDEO)

Një grup protestuesish janë mbledhur para kryeministrisë, ku po qëndrojnë nën çadra pasi kanë nisur reshjet e shiut.
Ndryshe nga dje që pati disa sulme me gurë dhe molotovë drejt policisë, deri më tani nuk ka asnjë incident. Herë pas here përsërisin thirrjet e zakonshme për dorëheqjen e qeverisë.
Më herët, protestuesit ndodheshin te Ministria e Arsimit e më pas marshuan drejt godinës së qeverisë.


Kjo është dita e 20-të e protestës.
Lajm në përditësim…