E Martë, 3 Nëntor 2026

Pas largimit të Dijonisit, Agai merr vendimin e rëndësishëm

Këtë javë në televotim kane qenë Albano Bogdo, Ditea Berisha, Florian Agalliu dhe Xhesika Polo.

Televotimi ka qenë i hapur që prej të hënës se kë doni të shpëtoni. Moderatorja Fjoralba Ponari  tha se me largimin e Dijonisit, ky televotim do të shtyhet për ditën e hënë.

“Një tjetër televotim që ishte i hapur dhe dy më pak të preferuarët do i komunikonim spektaklin e sotëm ishte ai i  katërshen që sfidoi rregullat e Agait. Televotimi nuk anullohet në mënyrë absolute, por duke qenë se dashamirësinë e Agait kemi pasur mundësinë t’a dëshmojmë hera herës, ka vendosur që me largimin e Dijonisit, të mos kemi asnjë eliminim, por shtyhet për ditën e hënë. Votat tuaja vlejnë shumë”, tha moderatorja Fjoralba Ponari./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›