E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas ndalesës në Universitetin e Politeknikut, Ekonomikut dhe Filologjikut, studentët marshojnë drejt Fakultetit te Inxhinierisë së Ndërtimit, i bëjnë thirrje studentëve të bashkohen protestës

Marshimi i studentëve në kryeqytet është ndalur te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Nga aty, protestuesit u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë dhe qytetarëve që t’u bashkohen në protestë, duke përsëritur thirrjen: “Bashkohuni me ne!”.

MARSHIMI
Gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje të tjera si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë patronazhistët”.

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike shqiptare vijon prej 22 ditësh. Studentët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa marshimet në kryeqytet vijojnë pavarësisht kushteve atmosferike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›