E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas sulmit në Sumy, Zelensky mesazh të fortë perëndimit: Çdo raketë vret jo vetëm popullin ukrainas, por edhe diplomacinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ju ka dërguar një tjetër mesazh të fortë aleatëve perëndimorë pas sulmut rus mbi qytetin Sumy ku humbën jetën 34 persoan.

Ai ju kërkoi vendeve perëndimore që të ndërmarrin një veprim përfundimtar, pasi çdo natë ukrainasit përballen me drone dhe raketa vdekjeprurëse që lëshohen nga Rusia.

“Ka kaluar një muaj që kur Rusia refuzoi propozimin për një armëpushim të plotë. Kremlini nuk ka frikë të vazhdojë lëshimin e raketave balistike. Prandaj, çdo natë ka afro njëqind dronë sulmues… që kanë në shënjestër qytetet ukrainase”, u shpreh presidenti ukrainas.

Zelensky theksoi gjithashtu se sulmet ruse në vijën e parë të frontit nuk ndalen.

“Vetëm presioni, vetëm veprimi i vendosur  mund ta ndryshojë këtë realitet. Çdo raketë balistike ruse, çdo raketë ‘cruise’, çdo dron Shahed dhe çdo bombë e drejtuar, nuk godet vetëm popullin dhe komunitetet tona, por edhe diplomacinë – dhe përpjekjet politike për t’i dhënë fund këtij lufte”, shtoi më tej ai.

Rusia goditi sot në mëngjes me raketa balistike qytetin Sumy të Ukrainës, teksa sulmi shkaktoi 34 të vdekur me raketën që ra pranë një kishe ku ishin mbledhur besimtarë për të kremtuar të Dielën e Dafinave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›