E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmeti me mijëra viktima në Mianmar, OKB apel për ndihmë humanitare: Duhen 275 milionë dollarë

Kombet e Bashkuara apeluan dje, të premten, për fonde shtesë prej 275 milionë dollarësh për të plotësuar nevojat e rreth një milion njerëzve në Myanmar të prekur nga tërmeti i fuqishëm i fundit.

“Nevojiten urgjentisht burime shtesë”, theksojnë Kombet e Bashkuara, për të plotësuar nevojat në rritje të popullsisë.

Sipas OKB-së, më shumë se 6.3 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë në zonat e Mianmarit që u goditën rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.7 që tronditi vendin më 28 mars.

OKB-ja kërkon fonde shtesë prej 275 milionë euro. dollarë për lehtësimin e 1.1 milionë banorëve të cenueshëm.

Programi i vë theks të veçantë popullatës femërore “të cilat përballen me një rrezik më të lartë të dhunës me bazë gjinore, pasigurisë ushqimore dhe mungesës së aksesit në shërbimet e shëndetit riprodhues” dhe përfshin masa për “parandalimin dhe trajtimin e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual pas tërmetit”./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›