E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas thirrjes për protestë në fakultetet e ndryshme të qytetit, studentët nisin protestën tek Ministria e Arsimit

Marshimi i studentëve vijon në rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për t’u bërë thirrje kolegëve që t’u bashkohen protestës, të rinjtë kanë rinisur marshimin në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Studentët po lëvizin përgjatë Rrugës së Durrësit, ndërsa vijojnë protestën e tyre, që tashmë ka hyrë në ditën e 22-të.

Prej më shumë se tre javësh, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë refuzuar vazhdimisht thirrjet e tij për dialog, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›