E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashkët e para të Papa Leonit XIV: Ai që ka fuqinë të nisë luftëra duhet të zgjedhë paqen

Papa Leoni XIV, në mesazhin e tij të parë Urbi et Orbi nga galeria e Shën Pjetrit, ka bërë thirrje për paqe, duke theksuar se “jo një paqe e ndjekur me forcë, por me dialog”.

Ai paralajmëroi se konfliktet e vazhdueshme, nga Lindja e Mesme në Ukrainë, po rrezikojnë të kthehen në normalitet dhe se bota po mësohet me dhunën, duke rënë në “globalizimin e indiferencës”.

Papa kujtoi fjalët e fundit të Papa Françeskut një vit më parë dhe u mbështet te mësimet e Shën Augustinit: “Nëse ke frikë nga vdekja, duaje ringjalljen”.

Gjatë meshës së tij të parë të Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit, në prani të shumë kardinalëve, Papa Leoni XIV denoncoi dhunën, padrejtësitë dhe “idolatrinë e fitimit që shkatërron burimet e tokës”.

Megjithatë, ai theksoi se mes errësirës ekziston një dritë shprese: “Zoti është gjallë dhe mbetet me ne. Ai na dorëzon zemrën te shpresa”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›