E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashkët në Kelmend, tradita e lyerjes së vezëve sjell atmosferë festive

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Besimtarët katolikë në Shqipëri kremtojnë sot Pashkët, festën që simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen.

Një ndër traditat më të përhapura në këtë ditë është lyerja e vezëve, kryesisht me ngjyrë të kuqe, e cila simbolizon gjakun e Krishtit dhe sakrificën e tij. Krahas së kuqes, në shumë familje përdoren edhe ngjyra të tjera, duke i kthyer vezët në elemente festive dhe dekorative.

Në mjediset familjare, por edhe në komunitet, besimtarët përfshihen në këtë ritual të trashëguar brez pas brezi, duke i dekoruar vezët me motive të ndryshme dhe duke i përdorur ato si pjesë të tryezës së festës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga atmosfera festive në zonën e Kelmendit, ku të rinj e të reja angazhohen në përgatitjet për këtë festë të veçantë.

Pamjet e publikuara tregojnë të rinjtë teksa lyejnë vezët, duke përdorur jo vetëm ngjyrën tradicionale të kuqe, por edhe ngjyra të ndryshme, ndërsa i dekorojnë ato me simbole dhe motive të veçanta artistike.

“Pashkë në Kelmend”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke përcjellë një pjesë të traditës dhe atmosferës festive që karakterizon këtë zonë në festën e Pashkëve.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›