Pastrohet bregdeti i Velipojës pas sezonit turistik

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Me përfundimin e sezonit veror strukturat vendore në Velipojë janë angazhuar për pastrimin e vijës bregdetare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky aksion, në kuadër të të cilit u larguan sasi të konsiderueshme mbeturinash dhe ambalazhesh plastike.
Pastrimi i territorit mbetet në fokus të punës së bashkisë së Shkodrës, e cila paralelisht është angazhuar edhe me operacionin për lirimin e hapësirave publike.
Në Velipojë është bërë një ndryshim shumë i dukshëm sa i përket punës për lirimin e hapësirave publike dhe sistemimit estetik të zonës, si dhe mbajtjen pastër të saj.
Këto ndryshime kanë sjellë vitet e fundit një frekuentim të lartë të plazhit të Velipojës nga pushues vendas e të huaj.
Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.
1 nga 7/m.m/j.p/