KPA rikthen në detyrë prokuroren e Elbasanit, Pranvera Stafa

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) riktheu në detyrë prokuroren e Elbasanit Pranvera Stafën, e cila ishte shkarkuar nga detyra në mars të vitit të kaluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).
Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, vendosi ndryshimin e vendimit të datës 8 mars 2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa.
Pranvera Stafa e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989. Ajo punoi prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Elbasanit.
/m.q/j.p/