E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pedonalja hiqen kioskatRikthehet tregu ne pranvere

TIRANE ndash Ne rrugen Murat Topatani ose sic njihet se fundmi. pedonalja e Tiranes jane hequr 40 kasollet e drurit ne te cilat per afro nje muaj bizneset tregtuan produkte gjate diteve te festave te fundvitit. Mbremjen e djeshme eshte hequr edhe kioska e fundit prej druri per te cilen cdo biznes ne nje muaj pagoi nje qera prej 3 mije eurosh. Diten e sotme pedonalia iu kthye pamjes se saj te zakonshm nje shetitore ku kryeqytetasit kalojne oret e lira sidomos mbremjeve dhe oreve me diell.

NE PRANVERE PEDONALJA KTHEHET NE TREG
Cdo fundjave nga muajt prill-tetor rruga pedonale Murat Toptani do te kthehet ne nje treg per artizanet. Instalimet do te jene te cmontueshme dhe do te hiqen gjate diteve te javes. Kjo eshte pamja e re qe parashikon ti jape bashkia e Tiranes rruges e cila eshte ndertuar vetem per kembesoret.
Ne projektbuxhetin e vitit 2012 per Tiranen eshte parashikuar edhe rikualifikimi i bllokut te Toptaneve. Me konkretisht bashkia e Tiranes parashikon ne kete rruge pedonale krijimin i nje panairi te artizanatit qe do te ndikonte pozitivisht ne eksperiencen e nje turisti pasi ato vazhdimisht kerkojne dicka autentike nga qyteti i Tiranes.
Perqendrimi i disa produkteve te artizanatit ne nje treg te vetem e ben shume me terheqes kete treg dhe akoma me shume rrit deshiren e turisteve per te blere nje produkt artizan dhe si rrjedhoje dhe shancet qe kjo blerje te realizohet thuhet ne fq 112 te projektbuxhetit te Tiranes per 2012 ku flitet per nderhyrjet qe do te behen n kete rruge. Gjithashtu shpjegohet edhe menyra se si do te funksionoje ky treg qe do te ndertohet ne mes te Tiranes. Funksionimi i nje panairi te tille mund te realizohet gjate fundjavave prane rruges Murat Toptani e cila ka disa avantazhe eshte rruge me akses vetem per kembesoret eshte shume afer atraksioneve kryesore te qytetit eshte shume afer qendres se qytetit shume lehte e arritshme ka akses te madh si me makine me autobus apo me kembe. Gjithashtu do te perfitonin dhe artizanet te cilet do te ishin me te motivuar per ta mbajtur te gjalle traditen e tyre pasi tashme produktet e tyre do te ishin me prane konsumatoreve dhe do te kishin rritje te nivelit te shitjeve dhe gjithashtu te fitimeve.

Per sa i perket instalimeve te nevojshme per ndertimin e tregut ato duhet te jene te cmontueshme pasi tregu duhet te funksionoje vetem ne fundjave dhe gjate periudhes prill- tetor ku dhe niveli i reshjeve eshte me i ulet dhe temperaturat me te larta si dhe dita me e gjate fale ndryshimit te ores me 60 minuta - thuhet ne projektbuxhetin e Tiranes.

aq/ek/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›