E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dhe dilemat qe si luan topi

Ka kohe qe ne politiken shqiptare mendon cdokush per partine e re te Bamir Topit. Tashme zerat nuk jane te fshehte por publikisht eshte deklaruar se presidenti i republikes pas perfundimit te mandatit do te kete partine e tij. Por cfare duket se nuk shkon ne nismen e re te Bamir Topit Berisha perpiqet ta nenvleftesoje Rama ne te kundert kerkon ti jape ze. Nese Bamir Topi do te vare fatin politik te tij dhe me se tepermi te ketyre dy partive te medha ne deklaratat e tyre kjo do te thote se betejen e ka humbur.

Se pari sepse te dyja forcat politike e mendojne si nje satelit njera pale mendon se Topi eshte sponsorizuar nga e majta pala tjeter i jep ze levizjes se mendon se mund te fitoje disa vota nga e djathta. Se dyti asnjera nga palet politike nuk e ka te ulur Bamir Topin si faktor ne reformen zgjedhore qe do te thote vec iniciatives legjislative Bamir Topi do te shpenzoje shume kohe dhe energji ne krijimin e partise se re neper rrethe. Se treti lidhet me emrin e presidentit aktual shumica e njerezve qe i dalin sot ne krah merren me shume me faktin se ai do te jete lider i partise por jo me faktin sesa e organizuar do te jete partia ne baze.

Ne kete moment Bamir Topit nuk i duhet asgje nga keto pikepyetje. I duhet te kujdeset per mandatin presidencial per ta mbyllur ashtu sikurse duhet ashtu sikurse duhet te kujdeset per te ngritur strukturat e partise se re pa dashur qe dikush te thote se kjo eshte partia e Bamir Topit. Krijimi i nje partie eshte bashkim vullnetar idesh dhe vlerash dhe nuk ka te beje asfare me faktin se kush eshte president republike. Bamir Topi ka nje iniciative pozitive e rendesishme eshte qe askush te mos e shperdoroje qofte ne menyren sesi e ekspozon perpara elektoratit apo ne menyren sesi forcat e tjera politike kerkojne ta shperdorojne. Koha ka treguar se partine nuk e ben nje njeri i vetem programi politik dhe shpresa per ndryshim qe sjell tek njerezit mund te thyejne realitetin bipolar qe ekziston sot tek elektorati shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›