E Diel, 1 Nëntor 2026

Aulon Kalaja: Rekurs në Gjykatën e Lartë për faljen e gjobave para zgjedhjeve — do ta çoj deri në fund këtë çështje

Aulon Kalaja ka depozituar sot në Gjykatën e Lartë rekursin për kallëzimin e bërë më herët në SPAK ndaj Këshillit të Ministrave, lidhur me vendimin për faljen e gjobave vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas Kalasë, ky vendim ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor dhe përbën shkelje të hapur të ligjit, i cili ndalon qeverinë të ndërhyjë me politika fiskale 4 muaj para dhe 4 muaj pas zgjedhjeve. Ai kujton se kjo praktikë është përmendur edhe në raportin e OSBE-ODIHR si problematikë.

Dorëzova në Gjykatën e Lartë rekursin, sa i takon kallzimit tim të bërë më herët në SPAK.
Kam kallzuar Këshillin e Ministrave qe në kundërshtim me ligjin, fali gjobat 2 dite para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Veprim ky që ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Ligji shqiptar përcakton se qeveria nuk mund të bëjë politika të tilla fiskale 4 muaj para zgjedhjee dhe deri 4 muaj pas zgjedhjeve.
Ju sjell në kujtesë se falja e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve preket me një paragraf edhe bë raportin e OSBE-OHDIR.
Rrugëtimi i këtij kallzimi ka filluar në muajin maj, por fillimisht u pushua nga SPAK, ndërkohë unë e ankimova në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe aty më rrëzuan. Më pas e ankimova në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, edhe aty më rrëzuan.
Kurse sot kjo çështje shkon në Gjykatën e Lartë me besimin që do bëhet drejtësi.
Pa diskutim që do i shkoj deri në fund kësaj çështje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›