E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pensionistët protestojnë përpara kryeministrisë

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Me mbështetjen e Lëvizjes “Bashkë”, pensionistët janë mbledhur sërish në protestë para kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve. Ata janë shprehur se kërkojnë drejtësi dhe kanë paralajmëruar se do të intensifikojnë protestën sa më shumë koha kalon.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlin Qorri.

Protestuesit mbanin në duar parulla përmes të cilave kërkonin t’i jepet fund korrupsionit, statusin e minatorit e pension të plotë për bashkëshortet e minatorëve të vrarë në miniera.

“Me 200 mijë lekë çfarë do bëjmë? Pensionistët janë të parët në votime dhe të parët në detyrime. Ku është Kontrolli i Shtetit, ku janë sindikatat që nuk ndjehen fare”, tha një e moshuar.

“Pensioni social 500 euro. Më keq se sot nuk do bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votën”, u shpreh një tjetër pensionist.

Protesta e pensionistëve, Foto: Agim Dobi 1 nga 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›