E Diel, 1 Nëntor 2026

“Për festa të gëzuara” – Haxhi Baba Admir Selmani shpërndan pako për 60 familje në Memaliaj

Kjo periudhë fund viti po shoqërohet me aktivitete të ndryshme bamirësie, për t’ua bërë më të bukura festat kategorive në nevojë.

Një nismë e tillë u mor edhe nga Babai i trevave të Memaliajt. Haxhi Baba Admir Selmani ka shpërndarë pako me ushqime për familjet në nevojë të kësaj zone.

“Për mua është kënaqësi që kontribuoj sado pak për familjet në nevojë dhe shpresoj që të gjithë ato njerëz që kanë mundësi le të kontribuojnë sado pak për familjet në nevojë”, u shpreh ai.

Në shpërndarjen e pakove ai u shoqërua edhe nga kryetari i bashkisë Albert Malaj i cili e falënderoi për gjithçka ka bërë në  mbështetje të banorëve.

“Të falënderoj për të gjithë ndihmën që jep për familjet në nevojë të cilët e kanë të domosdoshme një ndihmë”, tha Malaj.

Pakot shkuan për 60 familje të kësaj bashkie.

Gazetare: Y. Ponde

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›