E Diel, 1 Nëntor 2026

Për të mos u humbur/ “Alo Policia”, emisioni më i ri që starton sot në Fax News

Fax News sjell për publikun një format të ri televiziv kushtuar temave të sigurisë publike dhe rendit në vend.

Emisioni “Alo Policia”, i moderuar nga eksperti i sigurisë Fatjon Softa, do të transmetohet çdo të premte, në orën 20:00, në ekranin e Fax News.

Sonte, në premierën e tij, “Alo Policia” do të trajtojë një temë me ndjeshmëri të lartë publike: sigurinë në institucionet e drejtësisë, pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 6 tetor, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën në sallën e gjyqit.

Në panelin e të ftuarve të mbrëmjes së sotme do të jenë:

Alaudin Malaj, ish-kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë

Ervin Karanxha, ish-prokuror

Arbër Hoxha, avokat

Shemsi Prençi, ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit

Një emision që sjell analizë, debat dhe zëra ekspertësh mbi çështjet më të ndjeshme të sigurisë në vend.

Të gjithë qytetarët mund të bëhen pjesë e emisionit gjatë transmetimit live, përmes mesazheve në:

Whatsapp: +355 69 65 41 117 dhe +355 69 45 45 45 4

E-mail: alopolicia129@gmail.com

Mos e humbisni premierën e “Alo Policia”, sot në orën 20:00, në ekranin e Fax News.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›