E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në Konispol për vjeljen e agrumeve, Eduart Cora nga Elbasani i kënaqur me pagën dhe kushtet e punës

Eduart Cora, 31-vjeçari nga qyteti i Elbasanit, prej vitesh ka zgjedhur të punojë në bujqësi. Për të, puna në tokë është një mënyrë e ndershme për të siguruar të ardhurat e nevojshme për familjen. Me përvojën e fituar ndër vite, ai ndjek sezonet e punës bujqësore në zona të ndryshme të vendit.

Gjatë sezonit të vjeshtës, Eduarti udhëton drejt Konispolit, ku çdo vit punësohet për vjeljen e agrumeve. Ai është bërë tashmë pjesë e përvitshme e grupeve të punëtorëve që kontribuojnë në mbledhjen e prodhimit, një proces që kërkon përkushtim dhe durim.

“Çmimi është i mirë dhe cilësia është shumë e mirë”, tha Eduarti.

“Pagesa ditore është mjaft e kënaqshme,” shprehet Eduarti, duke theksuar se puna në këtë sektor ofron mundësi të mira për të gjithë ata që janë të gatshëm të punojnë me ndershmëri. Ai e sheh bujqësinë si një sektor që, pavarësisht vështirësive, vazhdon të mbajë gjallë shumë familje në zona rurale.

Historia e Eduart Corës është një shembull i përditshëm i njerëzve që me punë dhe përkushtim mbajnë gjallë sektorin e bujqësisë në vend. Ndërsa vjeshta sjell sezonin e agrumeve në Konispol, janë pikërisht punëtorët si ai që sigurojnë që çdo frut të mbërrijë në treg, duke dëshmuar se puna e ndershme mbetet vlera më e çmuar në çdo kohë.

Gazetare B. Pëllumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›