Përfaqësuesi amerikan në OKB: Ka ardhur koha që UNMIK të tërhiqet nga Kosova

PRISHTINË, 21 tetor /ATSH/ Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Bartos gjatë seancës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqe dhe stabilitet në mes vete me qëllimin përfundimtar të njohjes përfundimtare
Ai tha se UNMIK (Misioni i Përkohshëm i Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë) është një mision paqeruajtës dhe duke parë që nuk ka krizë në Kosovë është koha të fillojë procesi i mbylljes së tij, pasi është një shpenzim i padobishëm që e dëmton OKB-në.
“Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni…Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqe dhe stabilitet në mes vete me qëllimin përfundimtar të njohjes përfundimtare”, tha ai.
/Kosovapress/