E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët avioni në aeroport, shpëtohen pasagjerët

Një avion ka marrë flakë në aeroportin e Busanit, në Korenë e Jugut.

Sipas mediave të huaja, në avion ndodheshin 169 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Nga incident i rëndë, fatmirësisht nuk pati raportime për viktima apo të lënduar, pasi të gjithë arritën të evakuoheshin.

Zjarri nisi në pjesën e pasme të avionit, i cili po përgatitej për ngritje në pistën e aeroportit me destinacion Hong Kongun dhe u përhap me shpejtësi.

Fatmirësisht me ndërhyrjen e menjëhershme nuk pati pasoja në njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›