E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikëses

Një banesë në lagjen Kala të Elbasanit është përfshirë nga flakët këtë të martë.

Banesa rezulton të jetë e pabanueshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, por ka vështirësi për shkak të rrugicave të ngushta të zonës, që e bëjnë të vështirë afrimin e mjeteve të ndërhyrjes.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po vijojnë punën për izolimin e plotë të flakëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›