Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, dëme të mëdha materiale

Një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike rreth orës 01:30 të mëngjesit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga verifikimet e para rezulton se flakët kanë shkaktuar dëme materiale, duke djegur një dhomë dhe kuzhinën e banesës. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.
/rtsh.al/