E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen gomone dhe skafe, kontrolle në bregdetin e jugut për sigurinë në plazhe

Policia kufitare ka bllokuar 41 mjete lundruese gjatë ditëve të fundit, kryesisht në vijën bregdetare të Vlorës.

Policia bën të ditur se mjetet e bllokuara janë 7 jet ski dhe 34 gomone e skafe nga Ksamil në Sarandë.

Drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa të ndryshme administrative, për shkeljet që kanë kryer.

Policia ka bërë thirrje që të respektohet perimetri i sigurisë së pushuesve në plazhe.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›