Përfshihet nga flakët një banesë dy katëshe në Klos, s’ka persona të lënduar

Një banesë dy kateshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë, Njësia Administrative Xibër, në Bashkinë e Klosit.
Sipas të dhënave, banesa ndodhet në pronësi të personit me inicialet B.M., ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të shuajnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e zjarrit në banesat e tjera përreth.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
/rtsh.al/