E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët rimorkio e një kamioni në autostradën Vlorë-Fier, shkak dyshohet nxehja e frenave

Një rimorkio kamioni ka marrë flakë paraditen e sotme përgjatë autostradës Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Panaja.

Drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios e cila ka qenë me ngarkesë dhe menjëherë ka ndalur kamionin dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit.

Zjarrfikësit e Vlorës kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e nxjehjes së ferrotave ( frenave) të rimorkios./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›