E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap në flagrancë në Rinas me lëndë narkotike, arrestohet 25-vjeçarja belge

Në kontrollet e imtësishme të Policisë Kufitare në Rinas, u arrestua në flagrancë 25-vjeçarja belge Kiara Dycke, e cila tentonte të dilte nga Shqipëria me rreth 20 gramë amfetaminë me vete.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në kuadër të luftës kundër paligjshmërisë në kufi.

Lënda narkotike u sekuestrua dhe 25-vjeçarja u vu në pranga për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›