E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundojnë hetimet! SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë për abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 persona, mes tyre pedagogë, anëtarë të stafit akademik dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për shkelje të ligjit në procedurat e prokurimeve publike në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për “Shkelje të barazisë në tendera” dhe “Shpërdorim detyre”, në lidhje me disa kontrata publike të lidhura nga universiteti, të cilat dyshohet se janë manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara.

SPAK bëri me dije se dosja është drejt finalizimit dhe pritet t’i kalojë së shpejti Gjykatës së Posaçme për gjykim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›