Program i ri për strehimin social, 1253 familje nga shtresat në nevojë përfitojnë rikonstruksion të plotë të banesës

1253 familje në 35 bashki të vendit do të përfitojnë një rikonstruksion të plotë të banesës së tyre, si pjesë e programit për strehimit.
Ministria e ekonomisë ka publikuar emrat e përfituesve të cilët janë miratuar me vendim të këshillit bashkiak. Bëhet fjalë për familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, invalid, pjesë e komunitetit rom, emigrantë të rikthyer, nëna kryefamiljare që kanë probleme teknike me banesën dhe e kanë pamundësi ekonomike për përmirësim.
“Thirrja u hap në dhjetor të vitit 2024 dhe qëndroi e hapur deri në janar. Familjet kanë aplikuar në bashkitë përkatëse, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ata u miratuan në këshillin bashkiak. Tashmë përfituesit janë shpallur dhe ne presim që në korrik gusht pas përfundimit të procedurave tenderike të nis puna për rinovimin e banesave. Kushti është që këto familje të kenë një banesë në pronësi, por që e kanë me probleme ndërtimore. Këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të jetë koha që do të përfundojë rinovimin e banesës”, sqaroi Dardana Grabovaj drejtore e strehimit në MEKI .
Ky program i cili aplikohet për herë të parë, vjen paralelisht me atë të ndërtimit të banesave sociale për të pastrehët. Fillimisht do të zgjasë dy vite.
Përpara se bashkitë të sjellin projektet tek ne, për miratim familjet janë përzgjedhur. Tashmë nuk vijmë më familjet tek ne, por do të shkojmë ne tek ata. Në total do të përfitojnë 1253 banesa. Në 2026 hapet sërish thirrja për projektin që do të vijojë për dy vite. –tha Grabovaj
Nisma e qeverisë ka si qëllim përmirësimi e kushteve të jetesës për shtresat në nevojë. Fondet që do të akordohen për këtë nisëm kapin shifrën e 1 miliardë lekëve.
/vizionplus.tv