Përfundon gërmimi i trupit të rrugës Qafa e Buallit-Martanesh

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se punimet në kantierin e “Sistemim asfaltim rruga Qafa e Buallit – Martanesh”, po ecin me ritme të mira.
Sipas ARRSH-së, aktualisht kanë përfunduar punimet e gërmimit të trupit të rrugës dhe po vijon puna për realizimin e nënshtresave rrugore.
ARRSH bën të ditur se, gjithashtu janë në ndërtim e sipër veprat e artit si urat dhe tombinot. Realizimi fizik i projektit ka arritur në 67%.
Përfundimi i këtyre punimeve do të përmirësojë ndjeshëm aksesin e banorëve të zonës dhe do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit.
Gjithashtu, rruga do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe turistik të zonës.
Kjo rrugë lidh qytetin e Krastës dhe zonën e Martaneshit me qytetin e Bulqizës dhe me gjithë rrjetin rrugor nacional. /j.p/
1 nga 6