E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon takimi i dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin e ri, asgjë konkrete

PRISHTINË, 3 mars /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti zhvilloi një tjetër takim sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit.

Kurti, pas daljes nga takimi, tha shkurt para medieve se “takimi ishte konstruktiv, por nuk ka asgjë konkrete” sa i përket një marrëveshje për çështjen e presidentit, raporton KosovaPress.

Nuk dihet nëse Abdixhiku do të deklarohet për media.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›