E Diel, 1 Nëntor 2026

“Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, GJKKO kalon për gjykim dosjen e tre të pandehurve

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të kaluar për gjykim çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili.

Rrokaj akuzohet për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal.

Për “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” akuzohet edhe Zambak Gjoni.

Dy të akuzuarit kanë paraqitur kërkesën për të proceduar me gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë i pandehurit Agim Ismaili, i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, do të procedohet me gjykim të zakonshëm.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›